120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan

GjilanPostuar: 10:34 / 22.07.2019

Pushteti komunal i Gjilanit ka ndarë 120 mijë euro për realizim të studimeve të fizibilitetit për pesë projekte komunale. Njëri ndër projektet zhvillimore, për të cilin do të realizohet studimi i fizibilitetit , është projekti i shpërndarjes së gazit natyror të kompresuar për qytetin e Gjilanit, i cili do të përdoret për ngrohje.

Komunarët vlerësojnë se projekti mund të implementohet, ngase është implementuar në komunat e vendeve fqinje, siç është Republika e Maqedonisë Veriore, shkruan sot Koha Ditore.

Me projektin e gazifikimit vlerësohet se do të përfitojnë qytetarët dhe kategoritë e tjera. Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, deklaron se studimi i fizibilitetit do të flasë për arsyshmërinë e projektit dhe pas përfundimit të këtyre procedurave do të nisë edhe implementimi, i cili do të realizohet nëpërmjet Partneritetit publiko- privat.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.