300 mijë eruo investime nga KEDS në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 08:52 / 31.08.2017

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e KEDS-it, Avni Alidemaj, Edmond Omani, Selim Selimi dhe Myhedin Osmani, të cilët prezantuan projektin investues kapital për rrjetin e ri energjetik për fshatrat e Shalës.

Projekti “LP.10 KV- SHALA” parasheh vendosjen e shtyllave të betonit në fshatrat e Shalës, vlera e të cilit kap shumën prej 300.000 euro.

Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka kërkuar që me prioritet të merret edhe vendosja e trafos në fshatin Zasellë të komunës së Mitrovicës, meqenëse janë mese 1000 shtëpi qe duhet t’u ofrohet furnizim me energji elektrike, ku tensioni i rrymës është në nivelin e duhur.

Në fund kryetari Bahtiri falënderoi KEDS-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm, konkretisht për vendosjen e trafove të cilat do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për banorët e komunës sonë dhe u shpreh i gatshëm që të ndihmoi kudo që KEDS-i e sheh të arsyeshme angazhimin e komunës.
/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.