40 punëtorë angazhohen për mirëmbajtjen e pyjeve në Malishevë

MalishevëPostuar: 11:58 / 08.05.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për punësimin sezonal të punëkërkueseve, në sektorin e pylltarisë, ku do të angazhohen 40 punëkërkues.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, qëllim i kësaj marrëveshje është realizimi i programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në aktivitete silvikulturore, rrallime paratregtare, pastrime, çlirime, krasitje, hapje shtigjesh pyjore, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe aktivitete me interes për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (AKP).

Këta punëkërkues, do të jenët ë angazhuar për gjashtë muaj dhe pritet të filloj të realizohet nga mesi i këtij muaji, ndërsa programi realizohet në Malet e Berishës, që është zonë me interes të veçantë, edhe për APK-në.

Ky program realizohet në bashkëpunim me Zyrën e punësimit. /InfoKomuna/ 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.