8 vjet burgim e 4 mijë euro gjobë për hajnat që vodhën bankën në Kamenicë

KamenicëPostuar: 10:41 / 16.04.2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. A. dhe A. L.Të akuzuarit shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në orën 15:15 minuta, me maska depërtuan brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës morën nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

“Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën nga kjo gjykatë.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...