Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë

KlinëPostuar: 12:13 / 06.10.2017

Në tubimin elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të nëndegës së Zllakuqanit të Klinës, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar dhjetë anëtarë të rinj, studentë, Fatmir Gjergji, Tahir Beqiri, Liridon Përlaska, Leonora Përlaska, Prekë Marniku, Emanuela Tanushi, Alket Nikolla, Mark Zefi, Kristian Culaj dhe Pren Selita.

Mirëseardhje në PDK atyre u ka dëshiruar kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, njëherësh kandidat për kryetar komune. "PDK po rritet dita ditës. Platforma dhe vizioni i PDK-së po gëzon përkrahje të madhe në nëndegën e Zllakuqanit dhe gjitha nëndegët tjera të Komunës së Klinës. Kjo garanton fitoren e sigurt të PDK-së me 22 tetor", ka thënë me këtë rast Bashota. Ai premtoi realizmin e gjitha projekteve që janë prezantuar nga qytetarët e kësaj anë. "Lugu i Drinit është rreshtuar përkrah PDK-së duke u bërë pjesë e fitores së madhe për zhvillimin e Klinës dhe gjitha fshatrave tjera", tha Bashota.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.