Agjencia e Menaxhimit të Krizave mban ushtrimin “Reagimi i përbashkët 2018”

VushtrriPostuar: 10:39 / 13.02.2018

Agjencia e Menaxhimit Emergjent sot organizon ushtrimin në tavolinë “Reagimi i përbashkët 2018”.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka rolin dhe mandatin koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje dhe asistencë nga Ambasada Amerikane, Garda e Ajova-s, Ushtria e SHBA-së, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, me mandat planifikimi, koordinimi, vendimmarrjeje dhe reagimi në incidente të karakterit kombëtar, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit në Tavolinë “Reagimi i Përbashkët 2018”.

Ushtrimi ka për qëllim ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Ekzekutimi i “Ushtrimit në tavolinë”, do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.