Ahmeti inspekton mbarëvajtjen e punimeve në teren
Kryetari i komunës Imri Ahmeti gjatë këtyre ditëve ka inspektuar mbarëvajtjen e punimeve të projekteve të shumëta që janë duke u realizuar në lokalitete të ndryshme të komunës së Lipjanit.
Ai ka parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve si dhe ka uruar banorët për projektet që tani janë duke u realizuar.
Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në: Janjevë instalimi i rrjetit të ri të gypave të ujësjellësit,Sllovi rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik, Vrellë të Gadimës asfaltimi i rrugëve, Bujari rregullimi i trotuarit me ndriçim publik,
Llugaxhi riasfaltimi i rrugës nga Llugaxhia për në Gadime, Dobrajë e Madhe renovimi i tërsishëm i objektit shkollorë Dy Dëshmorët,
Rufc i Ri renovimi i brendshëm i shkollës Migjeni dhe
Banullë asfaltimi i rrugicave të fshatit.
/InfoKomuna/