Ahmeti mbështet organizatën OVL-UÇK dega në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 09:17 / 21.02.2018

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.

Ata uruan Kryetarin Shpend Ahmeti për fitoren e mandatit të dytë qeverisës, si dhe shprehën vullnetin dhe për thellimin e bashkëpunimit me Komunën.

Përgjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti theksoi se do të angazhohet që ta ndihmojë maksimalisht këtë organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënjimit të datave historike. /InfoKomuna/