Aksident në Mitrovicë, një i vdekur e dy të plagosur

MitrovicëPostuar: 16:13 / 22.09.2017

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot të ketë ndodhur në Mitrovicë rreth orës 00:50, bën të ditur zyrtarja për informim publik në Policinë e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar. Vdekjen e konfirmoi mjeku kujdestar. Lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, prej nga njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi, transmeton Koha.net.

Hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në Mjekësinë ligjore për obduksion.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.