Aksion në Shtime pë heqjen e mishit pa afat nga tregu

ShtimePostuar: 13:17 / 28.03.2018

Komuna e Shtimes njofton se Inspektorati Komunal, Inspektori sanitarisë dhe Inspektori i tregut janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me fokus te produktet dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara.

Gjatë aksionit është bërë asgjësimi i një sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, ka iniciuar procedurë pranë organeve gjyqësore, raporton InfoKomuna.

"Inspektorati ka marrë masa të menjëhershme në aspektin e largimit nga tregu të produkteve të dyshimta dhe mund të informojmë qytetaret që në Komunën e Shtimes nuk ka prezencë të mishit me origjinë të dyshimtë", thonë zyrtarët komunalë të Shtimes.

"Megjithatë Drejtoria e Shërbimeve Publike fton të gjithë qytetarët që të na japin informata nëse eventualisht hasin në ndonjë produkt me afat të skaduar për arsye se Drejtoria ka numër të kufizuar të inspektorëve për të mbuluar të gjithë Tregun".

Inspektorati do të vazhdojë t'i kontrollojë dhe mbikëqyrë subjektet afariste që ofrojnë produkte ushqimore me qëllim të mbrojtje të konsumatorëve. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.