Aksioni i pastrimit vazhdon në Mitrovicë dhe Istog

MitrovicëPostuar: 11:42 / 13.11.2018

“Ta Pastrojmë Kosovën” sot nga ora 10:00 organizon aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht te rruga “Adem Voca”.

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”, ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe zbatohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Përveç ekipit të Let’s Do It, aksionit do t’i bashkohen edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje. Aksionit i bashkohet edhe Kompania “Uniteti” me makineri.

Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë sot edhe në Komunën e Istogut.

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.