Apel për banorët e Shtimes: Ndërprisni vizitat familjare!

ShtimePostuar: 12:51 / 19.04.2020

Shtabi Emergjent i Komunës së Shtimes ka apeluar te të gjithë banorët e komunës së Shtimes për ndërprerjen e vizitave familjare pasi që këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19.

“Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, thuhet në apel.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se nëntë raste të reja me COVID-19 janë shënuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.

Nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë. 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.