Arrestohen mashtruesit me polisa të sigurimit

PrishtinëPostuar: 10:30 / 07.12.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë pasi dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë vendit.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.