Arrestohet 26 vjeçari në Drenas, vodhi material në vlerë 100 mijë euro

GllogocPostuar: 16:03 / 05.12.2018

Njësitet policore të stacionit të Drenasit dje kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur me datën 24.11.2018 në Sankoc të Drenasit,  në një fabrikë, ku  janë vjedhur 10 ton bateri dhe  material (me përmbajtje plumbi dhe plastike),  që arrijnë vlerën rreth 100.000 euro.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore. kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar: V M, mashkull, 26 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi (firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit.

Ndaj personit të dyshuar  prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast. /Indeksonline/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.