Arrestohet një burrë në Prizren për “detyrim”

PrizrenPostuar: 14:19 / 06.12.2018

Me datën 5 dhjetor 2018 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘detyrim’, e cila ka ndodhur në Prizren, ku pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuar (P. D.), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Person i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para. I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.