Arrestohet zyrtari i Komunës së Obiliqit, i kërkoi favore një gruas në mënyrë që t’ia rregullonte dokumentet

ObilicPostuar: 09:44 / 28.07.2021

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar kosovar, zyrtar të Komunës së Obiliqit.

I njëjti sipas policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi ankuesja femër ka bërë të ditur se zyrtari i gjendjes civile në komunën e Obliqit  i ka kërkuar favore në këmbim të rregullimit të dokumenteve.

I dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku edhe është arrestuar.

“Prishtinë 27.07.2021 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në  komunë e Obiliqit  në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thonë nga policia.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...