Arrijnë ndihmat për Qendrën e Handikosit në Suharekë

SuharekëPostuar: 11:59 / 28.07.2017

Mag. Alfred Hold, nga Klagenfurti i Austrisë, solli një kontigjent me ndihma për Qendrën “Handikos” në Suharekë, të cilat do tu shpërndahen përsonave me nevoja të veçanta.

Ndihmat përmbanin: karroca, rolatorë, veshmbathje për mosha të ndryshme, lojra për fëmijë dhe materjal didaktik.

Kjo nuk është hera e pare, që z. Hold, e ndihmon Handikosin në Suharekë, SOS fshatin në Prishtinë dhe DPM në Pejë.

Me rastin e pranimit të këtij kontigjenti, nënkryetari i Komunës z.Rexhep Kuçi, ka falenderuar z. Hold për angazhimin që po e bënë për përsonat me nevojë.
/InfoKomuna/