Asfaltohen disa rrugë në Kaçanik

KaçanikPostuar: 16:33 / 23.08.2017

Edhe rruga “Razim Hasaj” dhe “Elmaz Hasaj” në fshati Gabrricë tashmë janë asfaltuar. Për të parë nga afër realizmin e projektit Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi nga afër projektin, ndërsa tha se ky projekt do të j’u ndihmoj banorëve të krijojnë lidhje më të shpejta me lagjet e tjera si dhe me rrugë magjistrale.

Kryetari shtoi se edhe më tutje prioritet i qeverisjes komunale mbetet investimi dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, që do të ndihmonte më pas edhe zhvillimin ekonomik të lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Kaçanikut.

Menaxheri i projektit Valmir Krasniqi tha se rrugët e asfaltuara në Gabrricë, janë projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa kanë kushtuar 27 mijë 621 euro.
/InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...