Asfaltohen tri rrugë në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës

GraçanicëPostuar: 10:13 / 18.08.2016

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka marrë pjesë në përurimin e tri rrugëve të asfaltuara në Gushtericë të Poshtme. Kostiq, bashkë edhe me zyrtarë të tjerë kanë vizituar edhe punimet që janë duke u bërë në një rrugë tjetër.

“Në Gushtericë të Poshtme kanë mbaruar punimet në asfaltimin e tri rrugëve dhe punimet për një rrugë janë në vazhdim. Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, dhe kryetari i qarkut të Kosovës Srgjan Petkoviq, vizituan rrugët që janë të shtruara me asfalt dhe rrugët punimet e të cilave janë në vazhdim”, thuhet në një njoftim të Komunës së Graçanicës.

“Rrugët të shtruara janë: ‘Princesha Ljubica’ - në një gjatësi prej 400 metrave, rruga ‘Petar Pavloviq’- një gjatësi prej 320 metra dhe “Peshkopi Niçifor” - në një gjatësi prej 250 metra. Gjatësia e rrugës “Knez Lazar” është 210 metra dhe punimet janë në vazhdim”.

“Investitor është komuna e Graçanicës në kuadër të projektit afatgjatë – asfaltimi i rrugëve lokale në vetëqeverisjen lokale. Projekti do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme”./KohaNet/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.