Asfaltohet oborri i QKMF-së në Kamenicë

KamenicëPostuar: 21:30 / 07.05.2017

Është asfaltuar oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dardanë dhe rruga që shkon tek konvikti i nxënësve në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, ka vizituar përmbylljen e këtyre dy projekteve infrastrukturore.

Ai ka theksuar se përfundimi i këtyre dy projekteve ka qenë në prioritetet e qeverisë komunale. “Asfaltimi i oborrit të QKMF-së dhe rruga e konviktit të nxënësve kanë qenë prioritete të qeverisë komunale dhe po i përfundojmë duke përmbyllur edhe një premtim tjetër të radhës.

Do t’i vazhdojmë projektet e tjera”, ka thënë Sinani. Ndërsa drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dardanë, Rabit Dërmaku, ka falënderuar kryetarin Sinani për përfundimin e këtij projekti.

/InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.