AShNA ndihmon Prishtinën me të dhëna meteorologjike

PrishtinëPostuar: 15:06 / 17.08.2018

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Prishtina, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meteorologjike për këtë të fundit.

“Palët, përmes kësaj marrëveshje, u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore”, thuhet në një komunikatë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Sipas komunikatës nga këto të dhëna kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.