Bali Muharremaj: "Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatsie politike"

SuharekëPostuar: 11:33 / 12.12.2017

Kryetari i ri i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, ka pranuar sot detyrën e të parit të Komunës nga ish kryetari Asllanaj.

Ai me këtë rast ka deklaruar se do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatsie politike. Do të vazhdojë projektet e mbetura dhe do të angazhohem për të mirën e qytetarëve”, përcjell InfoKomuna.

Me këtë rast ai ka bërë publike edhe emrin e nënkryetarit të Komunës që do të jetë Mihrije Suka, profesoreshë e Shkollës profesionale “Avdyl Ramaj” dhe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së dega në Suharekë.

/InfoKomuna/