Bashota i premton Gllarevës palestër sportive

KlinëPostuar: 11:20 / 17.11.2017

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka marrë mbështetje të fuqishme në njërin nga bastionet e kësaj komune, në fshatin Gllarevë të Klinës që përfshinë fshatrat Rigjevë, Stapanicë dhe Zabergjë, thekson njoftimi i Stabit Zgjedhor të tij.

Bashota në Gllarevë ka premtuar ndërtimin e një palestre sportive dhe rregullimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme, trotuar, kanalizim, ujësjellës e tjera.

“Vendimi i qytetarëve për të mbështetur PDK-në në rundin e balotazhit, është vendim për ta fuqizuar Klinën, për ta zhvilluar dhe për ta bërë të sigurt ecjen përpara në mandatin e ri katërvjeçar. Ne kemi bërë punë të mëdha, por përpara kemi ende shumë sfida për t’i tejkaluar. Duke u bazuar në besimin e kësaj nëndege dhe gjitha nëndegëve tjera të Klinës, fitorja e PDK-së do të jetë edhe me e fuqishme se në rundin e parë”, tha Bashota.

Ai bëri thirrje që të mbështetet PDK-ja dhe jo blloku opozitar të cilët kanë bërë pazare politike për ndarjen e pushtetit ku përfitojnë vetëm tre apo katër individë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...