Betohen 2 këshilltarë komunalë, formohen komitetet obliguese

KlinëPostuar: 10:44 / 01.02.2018

Kuvendi Komunal i Klinës në përbërjen e re, të mërkurën, e ka mbajtur seancën e parë të rregullt këtë vit, në të cilën fillimisht janë betuar dy këshilltarët e ri komunalë: Xhevxhet Berisha nga LVV-ja dhe Brahim Mehmataj nga Nisma.

Ata kanë zëvendësuar këshilltarët e të njëjtave subjekte, Skënder Merturin dhe Naser Morinën, të cilët janë emëruar drejtorë të Ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.

Skënder Merturi i LVV-së, ka marrë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse Naser Morina i NISMA-s, është emëruar drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë seancë janë themeluar edhe komitetet obliguese dhe është miratuar vendimi për themelimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB).

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.