Betohet kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

RahovecPostuar: 13:58 / 22.12.2017

Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është mbajtur takimi i parë inaugurues i legjislaturës së re.

Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore, organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të klerit fetar, si dhe qytetarëve të shumtë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Rahovecit unanimisht u betuan dhe filluan detyrën e re në këtë mandate legjislativ.

Në këtë seancë inauguruese para të pranishmëve u betua edhe kryetari i zgjedhur i komunës Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve u zotua që do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.

Kryetari Latifi tha se do të jem i përkushtuar maksimalisht t’ju shërbejë me nderë, përgjegjësi, transparencë dhe sipas ligjit.

Do të krijojmë bashkërisht një marrëdhënie korrekte, funksionale, dhe të përgjegjshme me Kuvendin e Komunës, me bindjen e thellë se do të reflektojmë së bashku tiparet e një qeverisje demokratike dhe të suksesshme u shpreh mes të tjerash kryetari Smajl Latifi. /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.