Binjakëzohen shtatë shkolla të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës së Turqisë

GjilanPostuar: 16:24 / 16.04.2019

Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe një hap përpara në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht krijimin e urave lidhëse mes shkollave të Gjilanit dhe atyre të Komunës së Bursës në Turqi, kështu që sot kanë bërë binjakëzimin e tyre, ka njoftuar drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se është bërë binjakëzimi i shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të lëmive dhe natyrës së njejtë të Komunës së Bursës.

“Së bashku me drejtorin e arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, kemi nënshkruar marreveshje binjakëzimi mes shkollave tona me qëllimin që nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

Për ndryshe, Komunat e Gjilanit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit janë Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, pastaj shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, Vatra e Diturisë, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.