Bizneset llapjane informohen për skemën e granteve nga MZhR-ja

PodujevëPostuar: 17:00 / 12.02.2018

Në Podujevë sot u mbajt sesioni informues dhe trajnues për skemën e granteve “Programi i Balancuar i Zhvillimit Rajonal”, të shpallur nga Ministria për Zhvillim Rajonal.

Në takimin e mbajtur sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, ku ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe pronarë të bizneseve, për karakterin dhe rëndësinë e sesionin informues dhe trajnues foli nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa, Mimoza Tafarshiku, menaxhere e projektit nga Agjencia e Zhvillimit Rajonal, tha se objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është zhvillimi i balancuar socio-ekonomik rajonal përmes zhvillimit të ndërmarrësisë në pesë rajonet ekonomike të Kosovës.

Gjatë prezantimit të objektivave specifike menaxherja Tafarshiku përmendi reduktimin e papunësisë duke krijuar vende të reja pune, me theks të veçantë tek të rinjtë.

Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të reja dhe ndërmarrjeve me potencial për rritje si dhe mbështetja e kompanive që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.