DEMOS dhe Komuna analizojnë treguesit e performancës për arritje të reja për vitin 2018

KaçanikPostuar: 16:09 / 30.11.2018

Kryetari i Komunës Besim Ilazi, priti në takim zyrtarët nga Projekti DEMOS, Fatime Rrahmani dhe Dardan Maliqi, me të cilët u diskutua procesi i performancës dhe u bë analiza e treguesve të performancës.

Në takim u prezantuan arritjet e Komunës për vitin 2017, në tri fushat Qeverisje Demokratike, Menaxhimi Komunal dhe Transparenca dhe Integriteti, ndërsa u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin edhe të disa treguesve për arritje më të larta për vitin 2018.

Komuna e Kaçanikut është radhitur në mesin e pesë komunave, për performancë të treguar në tri fushat , Qeverisja Demokratike, Menaxhim Komunal si dhe Transparencë dhe Integritet. Komuna e Kaçanikut ka marrë gjithsej 60 pikë nga komisioni vlerësues nga MAPL dhe DEMOS, duke hyrë në mesin e pesë komunave me performancën më të mirë të treguar për vitin 2017.

Sipas raportit të vlerësimit të performancës për vitin 2017, komunat me performancën më të lartë në treguesit e performancës në temën ‘Qeverisja Demokratike’ janë: Komuna e Junikut, Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Lipjanit.

Këto komuna kanë fituar gjithsej 29 pikë nga 37 pikë të mundshme (78.4%), ndërsa komunat me performancën më të lartë në temën ‘Transparenca dhe Integriteti’ janë: Komuna e Junikut, Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Shtërpcës. Këto komuna kanë fituar gjithsej 13 pikë nga 13 pikë të mundshme (100%).

Komuna e Kaçanikut është përzgjedhur sërish fituese e Grantit të Performancës për vlerësimet e vitit 2017, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS, bazuar në tre kriteret gjatë vitit 2017:

a) Raporti i Auditimit i Pamodifikuar,
b) Realizimi i Investimeve Kapitale mbi 75% te mjeteve buxhetore dhe
c) Arritja e marrëveshjes trepalëshe.

Përmirësimi i Raportit të Auditimit me më pak rekomandime si dhe përmbushja e kritereve të tjera dhe funksionimi i mirë i administratës komunale, ka bërë të mundur që shuma e grantit të rritet krahasuar me grantin paraprak sa ishte 84, 132 euro, duke u rritur tani në 104,268.95.

Kryetari Besim Ilazi, bëri të ditur se mjetet e fituara do të shpenzohen për investime dhe projekte kapitale infrastrukturore, duke u bazuar në prioritetet dhe nevojat emergjente, që do të përmirësoj mirëqenien qytetare. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.