Dënohet ispektori komunal që mori 500 euro ryshfet

KamenicëPostuar: 16:16 / 31.01.2019

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Sipas njoftimit, i akuzuari S. D., me datë 20.10.2017 në cilësinë e  zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejtpërdrejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro, në mënyrë që të lejoj të zhvillojë veprimtarinë e biznesit tij “Taxi City”.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.

Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK).

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër në vitin 2018, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...