Deponia ilegale e mbeturinave shndërrohet në park në lagjen Dushkajë

KaçanikPostuar: 13:07 / 12.12.2018

Banorët e lagjes Dushkajë tashmë do të kenë një park të ri, pikërisht në vendin ku ishte deponi ilegale. Vendpunishten e vizitoi edhe Kryetari Besim Ilazi dhe Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani.

Kryetari Ilazi tha se përmes krijimit të hapësirave gjelbëruese, në këtë pjesë është larguar edhe deponia ilegale e mbeturinave, e cila me vite i ka dhënë një pamje jo të mirë kësaj pjese. Poashtu në Kaçanik, në afërsi të fshatit Bob, është duke u rregulluar edhe një park, përmes të cilit synohet krijimi i hapësirave gjelbëruese si dhe hapësirave kreative për banorët përreth.

Projekti “Krijimi i hapësirave gjelbëruese dhe vendosja e shportave” ka kushtuar 9 mijë e 35 euro, investim i Komunës së Kaçanikut, realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.