Dezinsektimi në Gjilan, apelohen bletarët që t’i mbyllin shtëpitë e bletëve

GjilanPostuar: 14:59 / 19.06.2019

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të enjten hënën fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin dhe fshatrat përreth, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo dezninsektimi do të zgjas pesë ditë, derisa qytetarët rekomandohen që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen mushkonjat (insektet) brenda.

Komuna, po ashtu, njofton bletarët për kujdes të shtuar që t’i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20.00 deri 05.00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.