Digjet një shtëpi në Vërmicë të Malishevës

MalishevëPostuar: 13:08 / 15.11.2017

Në orët e mëngjesit të sotëm një shtëpi në fshatin Vërmicë të Malishevës është kapluar nga zjarri.

Nga ky zjarr, një person është lënduar, ndërsa është djegur në tërësi kati i parë i shtëpisë, si dhe është tymosur kati i dytë, duke e bërë të pabanueshme shtëpinë, raporton InfoKomuna.

Intervenimi i zjarrfikësve dhe i banorëve  të lagjes, ka qenë i shpejtë, duke e parandaluar përhapjen e zjarrin.

Shtëpia e djegur, është e Shaqir Gashit nga Vërmica, i cili është edhe personi që ka pësuar lëndime nga zjarri, pasi ishte futur brenda një dhome në flakë, për të shpëtuar fëmijët, të cilët ishin duke fjetur.

Këtë familje, sot gjatë paradites e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili ka shprehur keqardhjen e tij, për dëmin e shkaktuar nga zjarri.

Nënkryetari Mazreku, po ashtu e ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, Shaqir Gashin, i cili është lënduar, përkatësisht ka pësuar djegie në fytyrë, të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejt.

Sipas pronarit dhe banorëve, intervenimi i njësive të zjarrfikësve dhe i Policisë së Kosovës, ka qenë i shpejt, edhe pse Vërmica është një vendbanim larg qendrës komunale. Të lënduarit, i është dhënë ndihma e parë dhe trajtimi mjekësorë në QKMF në Malishevë. /InfoKomuna/