Disa lokalitete ende pa qasje në rrjetin e kanalizimit në Viti

VitiPostuar: 16:03 / 14.02.2019

Të dhënat zyrtare të Komunës së Vitisë tregojnë se rrjeti i kanalizimit është shtrirë kryesisht në zonën rurale me një gjatësi prej 265 kilometrave. Në zonën urbane, rrjeti ka një gjatësi prej 7 kilometrash.

Por një pjesë e banorëve të qytetit dhe fshatrave Ballancë, Sllatinë e Epërme, Radivojcë, Beguncë dhe Buzovik kanë kërkuar nga pushteti zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza, shkruan Koha Ditore.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë, Nexhmedin Jakupi, deklaron se vetëm fshati Ballancë nuk ka rrjet kanalizimi, teksa për disa lagje në qytet ka premtuar investime këtë vit.