Diskutohet për problemet me infrastrukturë të komunitetit jo shumicë në Orllan

PodujevëPostuar: 11:57 / 07.06.2021

Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen radhës, të cilën e udhëhoqi kryesuesja e Komitetit, Albina Avdiu.

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Komunitete, kryesuesja Avdiu prezantoi një informatë rreth vizitës së anëtarëve të Komitetit për Komunitete, realizuar familjeve të komuniteteve jo shumicë në fshatrat Batllavë dhe Orllan.

Ndërsa, udhëheqësi i Zyrës për komunitete dhe kthim, Liman Zeqiri dhe anëtari i komunitetit Mefail Rama, gjatë diskutimeve të tyre prezantuan një raport me kërkesat dhe nevojat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, kërkesa këto të cilat kryesisht kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe disa kërkesa infrastrukturore.

Kërkesa këto të cilat do të dërgohen në drejtoritë përkatëse të Komunës së Podujevës.
Me theks të veçantë në raport u prezantuan problemet me infrastrukturë me të cilat përballen, pjesëtarët e këtij komuniteti në fshatin Orllan.

Në fund të takimit u vendos që anëtarët e Komitetit bashkë  me kryesuesen të dalin për vizita familjeve të komuniteteve jo shumicë me gjendje jo të mirë ekonomike, për t’i listuar ato dhe pastaj për të gjetë forma të përkrahjes për ta. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...