Diskutohet projekti “Zgjerimi i bashkëpunimit Tregtar Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni”

VitiPostuar: 16:14 / 11.04.2018

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit në krye me kryetarin e saj, Agim Shahini.

Në këtë takim u bisedua rreth projektit “Zgjerimi i bashkëpunimit Tregtar Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni”, raporton InfoKomuna.

Sipas drejtuesve të AKB-së, qëllimi i lansimit të këtij projekti është prezantimi dhe promovimi i objektivave të këtij rrjeti tregtar ndërkufitar 2018-2019 dhe ti bashkoj përfaqësuesit e ndërmarrësve nga Kosova e Maqedonia me synim të përfitimeve reciproke të të dyja palëve.

Kryetari Haliti shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Biznesit dhe theksoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.