Diskutojnë për zhvillimin e bazës së të dhënave për planifikim hapësinor në katër komuna

Postuar: 14:29 / 20.02.2018

Drejtori për Planifikimi Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota ka pritur në takim drejtorët dhe zyrtarët e komunave të Vushtrrisë, Skenderajt dhe Mitrovicës.

Në ketë takim është bërë shkëmbimi i përvojës së Komunës së Prishtinës në zhvillimin e bazës së të dhënave për Planifikim Hapësinor me këto komuna, të cilat janë mbështetur nga UN-HABITAT , në kuadër të " Programit për zhvillim Gjithëpërfshirës”.

Drejtorët dhe zyrtarët komunalë të komunave pjesëmarrëse në takim janë njohur më afër me organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, metodologjinë e përdorur për krijimin e Bazës së të dhënave për Planifikim Hapësinor në nivel lokal, mbledhjen e të dhënave, përpunimin dhe migrimin e tyre në databazë, përdorimin e SPAK-ut dhe ilustrime të shembujve konkret. /InfoKomuna/