DnV: Në Gjakovë prin Gjini i AAK-së

GjakovëPostuar: 22:08 / 22.10.2017

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 në Kosovë.

Përderisa Exit Polli i Klan Kosovës thotë se në Gjakovë prin kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, DnV thotë se në këtë qytet prin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim (DnV), në 78.47 për qind të votave të numëruara, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati Ardian Gjini ka grumbulluar 40.78 për qind të vota, e e pasuar nga Alternativa me 31.18 për qind, për të vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje me 12, 24 për qind, Partinë Demokratike të Kosovës me 9.79 për qind, Lidhjen Demokratike të Kosovës katër për qind, Nismën me 2,53 për qind dhe Aleancën Kosova e Re me 1.03 për qind.