Drejtorët e shkollave në kryeqytet kërkojnë më shumë kompetenca në vendimmarrje

PrishtinëPostuar: 09:32 / 22.05.2018

Drejtues të shkollave të kryeqytetit po kërkojnë më shumë autonomi në përzgjedhjen e stafit të shkollës - vetë drejtorit të shkollës, si dhe decentralizim të buxhetit.

Të gjitha këto kompetenca aktualisht ushtrohen nga komunat, si punëdhënës të tyre dhe menaxhues të sistemit të arsimit parauniversitar, bazuar në politikat arsimore që harton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, drejtues të Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur që të mos përgjigjen në pyetjet që ua ka adresuar “Koha Ditore” që prej ditësh, në lidhje me këto kërkesa, ndërkohë që zyrtarë të MASHT-it nuk e kanë mohuar mundësinë që në të ardhmen të kenë ndryshime në lidhje me këto çështje.

Sofije Bunjaku, drejtoreshë e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ka thënë se shkollat do të duhej të ishin aktorë kryesorë në marrjen e disa vendimeve që lidhen direkt me shkollën, siç është zgjedhja e mësimdhënësve dhe drejtorit të shkollës, si dhe marrja e vendimeve në lidhje me investimet në shkollë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.