Drenasi kërkon nga KEDS investime në rrjetin elektrik

GllogocPostuar: 10:53 / 07.02.2019

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, Drejtorin e Infrastrukturës Publike, Idriz Hysenaj kanë pritur në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan Oz, drejtorin për bashkëpunim me institucione qeveritare dhe kontrollin e investimeve në KEDS, Avni Alidemaj, menaxherin për punë ndërtimore, Faruk Gjyukaj dhe drejtorin e distriktit regjional Betim Elezaj.

Në këtë takim është diskutuar për problemet e rrjetit elektrik me të cilat përballet Komuna e Drenasit dhe mundësitë e investimeve në përmirësimin e këtij rrjeti elektrik.

Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, ka theksuar nevojën e madhe për investime në rrjetin elektrik dhe ka shprehur gatishmërinë e ekzekutivit të Komunës së Drenasit për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve të furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Drenasit.
 
Përfaqësuesit nga ana e KEDS-it, janë zotuar se për secilin projekt të nisur në Drenas, do të bashkëpunojnë me Komunën dhe se projektet e përmirësimit të rrjetit elektrik në territorin e Komunës së Drenasit do të vazhdojnë edhe këtë vit. /InfoKomuna/