Drenasi pret investitorët nga gjermania për energjinë e ripërtëritshme

GllogocPostuar: 14:21 / 12.04.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mirëpritur investitorët potencial gjerman për të investuar ne fushën e energjisë së ripërtëritshme në Drenas, përkatësisht në vendin e propozuar për investime, në Golesh.

Në vendin e propozuar për investime ishin prezent, drejtori i zyrë së ATKearney në Gjermani, dr, Andreas Stender dhe z. Küper. Kryetari mysafirëve u ka shpjeguar lehtësirat dhe përkrahjen e komunës për investitorët, përkapjen nga niveli qendror për investime strategjike si dhe gatishmërinë e përkrahjes së çdo hapi të tyre për investime.

“Komuna është e përkushtuar për krijimin e klimës sa më të përshtatshme për biznes, jo vetëm në Qendrën e re të biznesit, Drenasi 2, por edhe në zona të tjera që janë të favorshme”, ka thënë kryetari Lladrovci. Lladrovci ka kërkuar që principi themelor, është që pas finalizimit të çdo projekti në komunën e Drenasit, angazhimi i të rinjve dhe të rejave në punë, është kushti i vetëm, sipas profilit dhe mundësisë. Kryetari Lladrovci ka falënderuar vizitorët dhe ka mirëpritur angazhimin e mëtejshëm në projektet me interes të përbashkët.

/InfoKomuna/