Drenasi shënon Ditën botërore e hipertensionit
GllogocPostuar: 09:17 / 18.05.2018
Me rastin e Ditës botërore të hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ka organizuar aktivitete parandaluese në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”.
Në këto aktivitetet të cilat janë parandaluese të sëmundjes së hipertensionit, janë dhënë këshilla për mënyrën e drejtë e të ushqyerit, aktivitete fizike, është bërë matja e tensionit, matje e peshës trupore dhe matja glikemisë e kalimtarëve të rastit.Gjithashtu QKMF në Drenas, ditë më parë ka shënuar edhe ditën ndërkombëtare të infermierisë, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme për promovimin dhe edukimin shëndetësor. /InfoKomuna/