Dy alternativa për Brezovicën

ShtërpcëPostuar: 09:11 / 20.07.2016

Përsëritja e një prokurimi të rregullt ose dhënia ndonjë investitori që do të mundësohej me anë të Ligjit për investime strategjike janë dy alternativat që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, i ka për Brezovicën, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo të martën në një konferencë për media ka thënë se Qeveria, Komiteti ndërministror, niveli qendror dhe niveli lokal i Komunës së Shtërpcës kanë përmbushur të gjitha kriteret që Projekti për Brezovicën të realizohet, por arsyeja e mosrealizmit të tij ka qenë paaftësia e investitorit që të mobilizojë 163 milionët sipas kontratës.

Sipas saj, vendimi për shkëputjen e kontratës ka ardhur pasi që nuk është përmbushur kriteri për përmbushjen financiare për fazën e parë të investimit.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.