E jashtëzakonshme- I riu nga Deçani i gatshëm t’ia dhuroj veshkën 19 vjeçares nga Mitrovica

DeçanPostuar: 13:07 / 21.12.2020

19 vjeçarja Nazlije Sherifi, nga Mitrovica tash e një kohë vuan nga sëmundja e Glomeruloskerozës Fale Segmentale. Ajo duke qenë e prekur nga kjo sëmundje ka nevojë urgjente për një veshkë.

E gatishmërinë për t’iu gjetur në këtë situatë të vështirë e ka shprehur një qytetar nga Deçani.

Bëhet fjalë për Val Deçanin, i riu i cili ka bërë këtë gjest të jashtëzakonshëm.

Ai ka thënë disa herë që shpreson shumë që veshka e tij do të përshtatet tek pacientja Sherifi dhe ajo më në fund do të mundet të jetoj si të gjitha bashkëmosharet e saj.

“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore”, është shprehur ai përmes rrjeteve sociale.

 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...