Edhe këtë vit Shtimja fiton grant për performancë nga DEMOS-i

ShtimePostuar: 09:40 / 17.04.2018

Komuna e Shtimes për vitin 2018 ka fituar 68.410.00 euro nga granti i performancës nga organizata zvicerane DEMOS.

Siç thuhet në njoftimin e komunë, ky grant mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Të gjitha procedurat e prokurimit, menaxhimit të projektit dhe ato financiare do të bëhen nga ana e komunës, sipas ligjeve në fuqi.

Komuna e Shtimes ka plotësuar tri kushtet e grantit të performancës.  /InfoKomuna/