Edhe Komuna e Vitisë me një aktivitet shënon Ditën ndërkombëtare të tokës

VitiPostuar: 14:50 / 22.04.2020

Dita e Tokës është shënuar me simbolikë edhe në Komunën e Vitisë, ndonëse vendi dhe gjithë njerëzimi po përballet me pandeminë globale të gripit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Policisë së Kosovës me komandantin e Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, përfaqësues të qeverisë lokale, e punëtorë ambientalë, kanë trajtuar një pjesë të parkut të qytetit në Viti, duke mbjellë lule.

Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e qeverisë lokale për ambient të shëndoshë dhe ajër të pastër, por kërkoi nga të gjithë ndërgjegje dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të kemi planet akoma më të jetueshëm, në kohën e ndryshimeve klimatike. /InfoKomuna/