Ferizaj diskuton me qytetarët Rregulloren për varrezat

FerizajPostuar: 12:08 / 18.07.2019

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur diskutimin publik për Rregulloren Komunale për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi Bytyçi tha se ky akt paraqet qasjen e qeverisjes lokale që edhe këtë segment të rëndësishëm shoqëror ta rregullojë me dispozita ligjore.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se Komuna e Ferizajt përmes kësaj rregullore, përfundimisht do të zgjidh një problematikë të kahershme, siç është rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave.

Ai shtoi se varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër, janë të parapara në blloqe për secilin besim fetar dhe të tjerë, duke siguruar dukjen e njëllojtë të vendvarreve, infrastrukturën e nevojshme mjedisore e rrugore, që përfundimisht qyteti ynë të ketë varreza të dinjitetshme.

Madje, gjatë kohës sa po mbahej diskutimi publik, në sfond të pranishmëve iu prezantua edhe animacioni dhe specifikat teknike të projektit sesi do të duken varrezat e reja të qytetit, funksionalizimi i së cilës ka filluar javë më parë.

Të pranishmit, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj përgëzuan dhe mbështetën pushtetin lokal në këtë nismë, që përfundimisht do t’i ofroj kushtet e përshtatshme dhe dinjitetin e varrezave të qytetit. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.