Ferizaj hap konkursin për projektin “Bashkimi i Qytetit”

FerizajPostuar: 15:53 / 13.02.2018

Komuna e Ferizajt e ka menduar gjerë dhe gjatë që qyteti i tyre, të cilit i bie në mes hekurudha, të bashkohet dhe mos ta shoh hekurudhën si ndarëse.

Për këtë, kjo komunë, tashmë ka hapur konkursin për projektim. Ky projekt ka tri LOT-e. I pari është nënkalimi për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri te rruga “Madeleine Albright”, LOT i II-të është vazhdimi i nënkalimit ekzistues për këmbësor nga rrug “Latif Hasani” deri në rrugën “Emin Duraku” dhe LOT i III-të është mbikalimi për këmbësor nga rruga ”Mustafë Goga” deri në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Në LOT I, vendi i parë do të jetë projekti zbatues, vendi i dytë do të shpërblehet me 2,000 euro dhe vendi i tretë me 1,000 euro. Në LOT II, vendi i parë do të zbatohet, i dyti do marrë 500 euro, teksa i treti 200 euro. E LOT III, përpos projektit të parë që do të jetë zbatues, atëherë vendi i dytë do marrë 1,000 euro, teksa vendi i tretë 500 euro.

Vlerësimi do të jetë në katër kritere: Zgjidhje Funksionale – 40%; Mundësi e lidhjes me fazën e dytë të nënkalimit për vetura – 20%; Kreativiteti i Zgjidhjes – 10% dhe 30% do të jetë operatori me çmimin më të ulët dhe më i përgjegjshëm.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...