Ferizaj: Mbështeten me pajisje, 55 kultivues të perimeve

FerizajPostuar: 16:04 / 18.03.2021

Mbështetja për bujqit e fermerët po ndodh si asnjëherë më parë nga qeverisja lokale, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Në vazhdën e kësaj mbështetje, sot u shpërndanë 55 spërkatëse të 45 litrave për kultivuesit e perimeve në serra dhe jashtë tyre, ku prezent ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami. Ndër përfituesit kryesor në këtë kontigjent është shkolla e mesme profesionale bujqësore “Zenel Hajdini” të cilëve natyrisht do t’i ndimoj në punën praktike të kryer nga nxënësit.

Drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje fuqizon kultivuesit e perimeve, lehtëson dukshëm veprimtarinë e tyre si dhe ndihmon në ngritjen e cilësisë së produkteve të kultivuara. Ai shtoi se Drejtoria që udhëheq, do të vijoj me mbështetje të tillë, duke intensifikuar ato, me qëllim krijimin e lehtësirave për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore në Ferizaj.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.