Ferizajt po “i rrëshqasin” gabime - në mungesë inspektimi të projekteve që i financon

FerizajPostuar: 11:07 / 01.04.2019

Grupi i të rinjve “Sky” në Ferizaj nëpërmjet organizatës joqeveritare “World Vision” e, me mbështetje të GIZ-it gjerman dhe Komunës së Ferizajt kanë përfunduar projektin më të ri për vendosjen e shportave “eko-miqësore” për hedhjen e mbeturinave në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pjesën e sipërme në secilën shportë është vendosur nga një glob, mirëpo sipas mbishkrimeve të tyre nëpërmjet vijave kufitare tregojnë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Për vendosjen e shportave “eko-miqësore” në qendër të qytetit, kjo organizatë është pajisur paraprakisht me leje të veçantë nga Komuna, por detajet e hartës nëpër globe nuk janë vërejtur nga zyrtarët komunalë, por as nga vetë zbatuesit e projektit.

E rreth kësaj çështjeje kanë reaguar subjekti më i madh opozitar LDK-ja dhe qytetarët, të cilët kanë kërkuar që me urgjencë të largohen ato harta.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.