Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri për punësimin në Viti

VitiPostuar: 10:14 / 13.05.2018

Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar.

Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë.

”Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do ti nënshkruajmë sot me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani.

Ndërsa zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka komuna me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...